
Franca raportoi 21,231 raste të reja me koronavirus të shtunën, pak më shumë se 20,701 raste të raportuara të premten.
Numri i vitkimave në Francë që kanë vdekur nga infeksionet e lidhura me Covid-19 u rrit me 199, duke e cuar totalin në 81,647 viktima – numri i shtatë më i lartë i vdekjeve në të gjithë botën.
10,037 pacientë të rinj u shtruan në spital gjatë shtatë ditëve të fundit dhe 1,795 persona u shtruan në reanimacion, tha Ministria e Shëndetësisë.
Në ndryshim me vende fqinje, Franca i ka rezistuar një karantinë të tretë kombëtare, duke shpresuar se një shtetrrethimi kombëtar nga ora 20:00 atëherë në orën 6:00, do të ishte e mjaftueshme për të përmbajtur pandeminë.
Ministri i Financave Bruno Le Maire i tha televizionit BFM të shtunën se francezëve i kishte sosur durimi dhe se një mbyllje e re do të ishte opsioni i fundit.