
Zvicra ka regjistruar më shumë se 300 raste të reja të të infektuarve Covid-19 ditën e premte për të dytën herë brenda një jave.
Këto shifra kalojnë edhe ato të shënuara në mes të muajit prill. Në mars, Zvicra mori disa masa kufizuese për ndalimin e përhapjes së pandemisë, edhe pse i qëndroi larg rregullave strikte që vendet e saj fqinje po adoptonin asokohe.
Zvicra bëri një heqje graduale të masave kufizuese të vendosura por rastet kanë vijuar të rriten vazhdimisht prej fundit te muajit qershor.
Numri total i të infektuarve në Zvicër është 39,232 dhe derimë tani janë regjistruar 1,718 viktima nga Covid-19.