Rritet përdorimi i euros në jetën e përditshme

Rritet përdorimi i euros në jetën e përditshme

Qytetarët e Tiranës po  përdorin gjithnjë e më tepër monedhat e huaja për blerjen e produkteve të ndryshme në përditshmëri.

ABC Tirana Club, një qendër studentore me bazë në Universitetin e Tiranës zhvilloi një sondazh me 550 qytetarë në Tiranë, për t’i pyetur ata rreth përdorimi të monedhave të huaja.

83 për qind e të intervistuarve pranuan se janë ndeshur të paktën një herë me tregtimin e mallit në dyqane me çmim në monedhë të huaj, kryesisht në euro. Rreth gjysma e tyre pranuan se kjo dukuri është shumë e shpeshtë.

Sipas qytetarëve, dyqanet ku haset më shpesh kjo dukuri janë dyqanet e aparatëve celularë, veshjeve, apartamenteve, pajisjeve elektroshtëpiake.

Pyetur nëse vetë qytetarët kanë reaguar kur shitësit kanë kërkuar pagesë në monedhë të huaj, vetëm 10 për qind prej tyre thanë se “kanë kundërshtuar”, ndërsa 79 për qind prej tyre ishin treguar indiferentë.

Ky sondazh është pjesë e një fushatë për më gjerë ndërgjegjësimi me emrin “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!”

Johan Muka, drejtues i ABC Tirana Club, tha se synimi i kësaj nisme është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të përdorur më shumë monedhën vendase:

“Ajo që synojmë realisht është evidentimi dhe sensiblizimi kundër një dukurie negative në tregun shqiptar, që nuk ndodh në asnjë prej vendeve fqinjë, kurse në vendet e BE-së jo e jo. Ne po zhvillojmë një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi tek grupet e interesit dhe autoritetet, me synimin kryesor mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarë, si dhe në mbrojtje të përdorimit të monedhës kombëtare, Lekut.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>