Rritet prodhimi i perimeve dhe frutave, ulet prodhimi i qumështit dhe vezëve

Nga Exit News
Rritet prodhimi i perimeve dhe frutave, ulet prodhimi i qumështit dhe vezëve

Në vitin 2020 u rrit prodhimi i perimeve, e frutave dhe u ul prodhimi i mishit, qumështit e vezëve. Instituti i Statistikave ka gjetur se për vitin 2020:

1.295.726 tonë perime u prodhuan në vend, 2,99 % më shumë krahasuar me vitin 2019.

Njësoj u rrit edhe prodhimi i drithërave me 2,61 %, prodhimi varietet e ullirit për vaj, me 34,24%, prodhimi i rrushit me4,83%, në krahasim me një vit më parë.

Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve ishte në qarqet Fier me 506.531 tonë, Berat me 131.735 tonë dhe Tiranë me 130.001 tonë, sipas raportit të INSTAT, të publikuar më 23 qershor.

Berati është qyteti me rritjen më të madhe të perimeve në sera, i ndjekur nga Fier, Elbasani dhe Fieri.

Ndërsa në blegtori, për vitin 2020 u ul numri I kererëve të lopëve, deleve, dhive dhe derrave. Si pasojë u ul edhe prodhimi i qumështit, mishit, vezëve.

Ndërsa prodhimi i mjalti ishte i vetmi që u rrit më 11%.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>