Korrupsioni është një shqetësim në rritje në vendet e BE-së, në vecanti në vendet e Evropës Lindore. 32% e qytetarëve të 27 vendeve të BE-së mendojnë se korrupsioni po rritet, sipas Tranparency International.
92% e kroatëve, 90% e bullgarëvedhe 84% e sllovenëve mendojnë se korrupsioni po rritet. Ndërsa, në Finlandë dhe në Danimarëk, respektivisht 12% dhe 16% mendojën se korrupsioni po rritet.
Bullgaria, e renditur si vendi më u korrupstuar në BE, 48% e të anketuarve thanë se korrupsioni po përkeqësohej, 19% paguan ryshfet për të marrë një shërbim publik gjatë vitit të kaluar dhe 17% thanë se dinin dikë që kishte kërkuar favore seksulae në këmbim të një shërbimi qeveritar.
Administrata e Biden përdori për herë të parë ligjin anti-korrupsion duke ndaluar çdo transaksion financiar me 6 bullgarë përfshirë edhe biznesmenët më ët rëndësishëm të vendit.
Një javë më vonë, Kryeprokurorja Evropiane Laura Codruța Kövesi mbërriti në Bullgari për misionin e saj të parë të hetimit.
Ajo u bëri thirrje bullgarëve të raportojnë krime të rënda në lidhje me korrupsionin te një organ i sapo krijuar i BE i autorizuar për të ndjekur penalisht autorët e dyshuar.
Këtë javë, Ministria bullgare e Financave publikoi një listë të zezë me 21 individë dhe 33 kompani të lidhura me biznesmenë dhe politikanë të cilët janë sanksionuar nga SHBA-të.