Rritja e ekonomisë bie në nivelin më të ulët të 4 viteve të fundit

Nga Exit News
Rritja e ekonomisë bie në nivelin më të ulët të 4 viteve të fundit

Viti 2019 ishte me rritjen më të vogël të ekonomisë në 4 vitet e fundit. Revista Monitor analizoi se nga 4.3% që ishte pritshmëria e rritjes ekonomike për vitin e shkuar, kjo rritje pritet të rezultojë në vetëm 2.7%, më e ulëta që prej vitit 2015 – që ishte 2.2%.

Qeveria e ka justifikuar ngadalësimin e rritjes së ekonomisë me faktorë si “rënia e prodhimit të energjisë, mbyllja e lojërave të fatit, apo tërmeti që goditi vendin në fund të nëntorit”.

Mirëpo duke iu referuar “Kuadrit të ri Makro Ekonomik dhe Fiskal 2020-2023” të publikuar në Fletoren Zyrtare, Monitor analizon se vendi ka shënuar përkeqësim edhe në drejtim të mbledhjes së të ardhurave buxhetore. Ato vlerësohen në 27.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 27.7% që janë mbledhur vitet e mëparshme.

Pavarësisht situatës së vitit 2019, parashikimi për rritje ekonomike mbetet prej 4% për vitet e ardhshme.

Duke iu referuar të njëjtit raport, Monitor analizon se pritshmëritë për deri në vitin 2023 janë:

  • ulje e borxhit publik nga 66.2% në 60%
  • rritja ekonomike të vijojë në nivelin prej 4%
  • rritje e investimeve
  • rritje të besimit të konsumatorit
  • përmirësim te tregut të punës
  • lehtësim të huadhënies

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>