Rritja e të infektuarve në Kosovë, Hoti apel qytetarëve

Nga Exit News
Rritja e të infektuarve në Kosovë, Hoti apel qytetarëve

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal pasi vendi po përballet me rritje të të infektuarve me Covid-19.

një mesazh në Facebook, Hoti shkruan se në Kosovë, shifrat e të prekurve nga dje janë bërë treshifrore, ndërkaq numri i të prekurve brenda 24 orëve është dyfish më i lartë se numri i të shëruarve.

Hoti lajmëroi se institucionet shtetërore po marrin masa për të vënë në kontroll situatën përmes masave të ndryshme:

“Janë rritur kapacitetet testuese, duke mundësuar që pothuajse të gjithë ata që kanë nevojë për testim të testohen brenda ditës, dhe testimi së shpejti do të decentralizohet në regjione.

KSHPK ka ngritur struktura rajonale të inteligjencës për të identifikuar vatrat infektive.

Në shkolla ka kontroll të shtuar.”

Hoti i kujtoi qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në punë, në shkollë, në biznes, në rrugë dhe në çdo aktivitet ku ka grumbullim të njerëzve.

Për pak javë, në Kosovë numri i të infektuarve ditorë ra nën 100 të infektuar, ndërsa prej dy ditësh numri është rritur mbi 100.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>