Pavarësisht izolimit dhe kufizimeve të rrepta në lëvizjen e makinave, Bashkia e Tiranës lëshoi një numër rekord gjobash në vitin 2020.
Vendi ishte në izolim të plotë për gati dy muaj, me biznese të mbyllura dhe lëvizje të kufizuar. Gjatë vitit të shkuar, ekonomia u tkurr me mbi 10% dhe rreth 50 000 persona humbën punën.
Përkundër kësaj, Policia bashkiake vendosi rreth 265 315 gjoba për parkimin e makinave. Kjo ishte një rritje prej gati 60 000 gjobash ose 22% më shumë se i mëparshëm.
Rritja u vërejt qëkur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj erdhi në pushtet në 2016. Prej asaj kohe deri në 2020, numri i gjobave gati u 10-fishua.
Në të gjitha lagjet e qytetit, rregullat e reja mbi parkimin u futën pothuajse pa paralajmërim. Banorëve iu kërkohet të ekspozojnë lejen e parkimit në xhamin e përparmë të automjetit. Kjo kapi shumë njerëz në befasi, përfshirë edhe mbi 10 000 plus të huajt që jetojnë në qytet.
Pati raporte se gjobat po vendoseshin edhe në rastet kur leja e parkimit disponohej. Mënyra e vetme për të kundërshtuar gjobën është së pari ta paguani dhe pastaj, ta apeloni. Ky proces, duke përfshirë kohën e kaluar dhe vështirësitë në marrjen mbrapsht të parave, ha shumë kohë.
Këto gjoba, që kontribuojnë me miliona në Bashki çdo vit janë quajtur “taksa të fshehta” nga Agron Haxhimali, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive Shqiptare. Ai tha se ato ishin një mënyrë për të mbledhur më shumë të ardhura nga Bashkia.
Tirana aktualisht lëshon 20 herë më shumë gjoba se Durrësi dhe tre herë më shumë se Fieri, Shkodra dhe Vlora së bashku.