
Një shkollë në zonën e Don Boskos ka patur rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës.
Sipas mediave, nxënësit e kësaj shkolle janë evakuuar ndërkohë që 4 prej tyre janë dërguar në spital pa probleme për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për shkakun e ngjarjes.