Rrjetet kriminale shqiptare kryesojnë trafikun e kokainës nga Amerika Latine në BE

Nga Exit News
Rrjetet kriminale shqiptare kryesojnë trafikun e kokainës nga Amerika Latine në BE

Rrjetet kriminale shqiptare janë rrjetet e reja të përfshira në shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latine në Evropë. Raporti i 2021-shit, i Kombeve të Bashkuara për Drogën, ka gjetur se rrjetet kriminale shqiptare ofrojnë shërbim të plotë, nga sigurimi i kokainës në Amerikën Latine deri në dorëzimin e saj në destinacionin përfundimtar.

“Disa nga rrjetet e reja, në veçanti rrjetet shqiptare, janë të përfshira në shpërndarjen e kokainës në të gjithë Evropën dhe brenda disa vendeve evropiane, duke u mundësuar atyre të zbatojnë një model biznesi “nga fillimi në fund”, shkruhet në raport.

Shqipëria, gjithashtu renditet e 6-ta në botë për prodhimin dhe shitjen e rrëshirës së kanabisit.

Gjatë periudhës së pandemisë u raportua një ulje në sasinë e drogës së trafikuar dhe kapur, ndërsa më pas gjendja u normalizua. Kjo tregon se Covid-19 nuk ka pasur asnjë ndikim në tregun e drogës në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>