Sot, Ministria e Transporteve ka firmosur kontratën për ndërtimin e rrugës së Arbrit me kompaninë Gjoka shpk.
Ndërtimi i rrugës së Arbrit është projekti i parë në skemën e Projektit 1 miliardë dollarë dhe si i tillë do të financohet përmes skemës së partneritetit publik-privat, që siç kemi shpjeguar më parë, janë skema të kushtueshme financiarisht dhe të papërshtatshme për vende si Shqipëria, ku ka një mungesë të theksuar të transparencës dhe nivel të lartë të korrupsionit.
Kostoja totale e projektit sipas kompanisë shkon në 250 milionë euro, nga të cilat 190 milionë euro do të investohen nga kompania dhe 60 milionë euro nga shteti.
Kompania do të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe tunelit për 10 vjet dhe në këmbin, kanë të drejtë të vendosin një tarifë prej 4 eurosh për çdo kalim të automjeteve në autostradë.
Qeveria Rama i dha Gjoka Konstruksion një bonus prej 10 për qindësh, duke e paracaktuar përpara se të hapej tenderi si kompani fituese.