Rruga Thumanë-Kashar jepet me koncesion, do të kushtojë 225 milionë euro

Rruga Thumanë-Kashar jepet me koncesion, do të kushtojë 225 milionë euro

Rruga Thumanë-Kashar do të ndërtohet dhe mirëmbahet nga kompania “Gener 2” për 13 vitet e ardhshme. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli sot fituese kompaninë, e cila do të ndërtojë rrugën 20.8 kilometra të gjatë për 225,8 milionë euro, ose me një kosto prej 10.8 milionë eurosh për kilometër.

Kompania “Gener 2” do ta ndërtojë rrugën fillimisht me paratë e saj, ndërsa shteti shqiptar do t’ia kthejë paratë mbrapsh me këste përgjatë 13 viteve.

Në këtë tender morën pjesë katër kompani: “Gener 2”, “Gjikuria”, “Alpin SRL” dhe “Gruppo Adige Bitumi”.

Kompania “Gener 2” përveçse kishte ofertën më të ulët në tender, hyri dhe e favorizuar në garë, pasi mori 8,5 pikë bonus nga qeveria duke qenë se bëri një “propozim të pakërkuar” për  dhënien me koncesion të këtij aks rrugor.

Ky koncesion është i dytë pas Rrugës së Arbrit, që vjen si pjesë e paketës së Qeverisë Rama “1 miliardë euro koncesione”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>