
Alfred Rrushaj , drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së u shpreh se Kushtetuta i jep mandatin e kryeministrit koalicionit që ka më shumë mandate.
“Kushtetuta është e qartë i referohet koalicionit të partive që kanë shumicën e mandateve. Pra na takon neve kryeministri”, tha ai në emisionin ‘Opinion’, të hënën.
Ai sqaroi se garimi me dy lista të ndara mes PD dhe LSI u vendos në bazë të sondazheve të kryera në terren.
Ndërsa, shtoi se “marrëveshje fakti që formalizon atë që PD dhe LSI kishin rënë dakord. Mesazhi politik : të gjithë shqiptarët janë bashkë kundra Ramës,, shqiptarët në partitë politike brenda koalicionit tonë”.