RSF: Presioni i qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve u rrit në vitin 2020

Nga Alice Taylor
RSF: Presioni i qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve u rrit në vitin 2020

Shqipëria u rrit me një vend në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të Reporterëve pa Kufij nga niveli 84 , më i ulëti i të gjitha kohërave, në 83.

Gjithsesi, kjo rritje erdhi për shkak të performancës së dobët të vendeve të tjera.

Në përgjithësi, treguesit e medias pësuan ulje, duke sinjalizuar një përkeqësim të situatës në vend.

Në analizën e tyre Reporterët pa Kufij vunë re se një zhvillim pozitiv ishte formimi i platformës së parë etike për vetë-rregullimin e vendit.

Aleanca Etike e Mediave u formua në muajt e parë të vitit 2020 me Exit si një anëtare themeluese dhe anëtare bordi.

Gjatë gjithë vitit, bordi ka adresuar ankesat e qytetarëve, duke vendosur nëse përmbajtja ishte etike apo jo.

Përveç kësaj, analiza pasqyron një numër çështjesh negative dhe shqetësuese.

Aty theksohet se “qeveria rriti presionin mbi median” me nxitjen e të ashtuquajturit “ligji anti-shpifje“, pavarësisht kritikave nga organizatat e medias dhe faktin se “Komisioni i Venecias rekomandoi kundër tij”.

Gjithashtu ata vunë në dukje se sjellja e qeverisë “inkurajoi biznesmenë dhe zyrtarë pro-qeveritarë të padisnin gazetarët, ndërsa përdorimi i gjuhës denigruese i ka kthyer gazetarët në shënjestra të mundshme sulmi“.

Raporti pohoi “sulmet fizike janë të zakonshme dhe autoritetet nuk i dënojnë ato“.

Mesazhi i famshëm i zërit të Ramës në linjën telefonike Vodafone, ku ai paralajmëroi qytetarët të “mbronin veten nga media” gjatë pandemisë COVID-19, gjithashtu u pwrmend.

Njësoj edhe refuzimi i tij për të ndihmuar gazetarët gjatë pandemisë, ndonëse solli ndalimin e shtypit për rreth gjashtë javë.

Ndalimi i pranisë së më shumë se dy personave në studio në të njëjtën kohë gjithashtu shkaktoi probleme financiare dhe pati një ndikim në pluralizmin e medias, sipas RSF.

Sulmet nga policia u përshkruaran si “përpjekje për të kriminalizuar gazetarinë” dhe nuk kaloi në heshtje arrestimi e dhuna ndaj reporterëve gjatë demonstratave.

RSF përmend gjithashtu përpjekjet e qeverisë për të mbyllur dy stacione televizive kritike ndaj Bashkisë së Tiranës, Ora News TV dhe Channel One.

Zyrtarët e ministrisë së brendshme të shoqëruar nga policia morën kontrollin e administrimit të dy kanaleve në gusht, duke pretenduar se pronari i tyre dyshohej për trafik droge,” shkruan raporti.

Exit foli me Pavol Szalai, Shefin e tryezës Evropiane dhe Ballkanike në RSF.

Gjendja e lirisë së shtypit në Shqipëri vazhdon të përkeqësohet sipas Indeksit të ri Botëror të Lirisë së Shtypit. Rezultati i Shqipërisë është përkeqësuar. Shqipëria është rritur me 1 gradë, e cila nuk është domethënëse. Renditja e secilit vend varet edhe nga renditja e vendeve të tjera. Askujt që i intereson liria e shtypit nuk mund të jetë i kënaqur me renditjen e Shqipërisë, e cila është e gjashta nga fundi në zonën e BE/Ballkanit,” u shpreh ai.

Sa i përket Evropës, RSF tha se rajoni po sfidohet nga “demokracitë joliberale” dhe ka humbur kryesisht kapacitetin e saj udhëheqës.

Me disa përjashtime, fotografia është katastrofike në lindje dhe në jug të kontinentit.

RSF tha se gazetaria, e cila është “pa dyshim vaksina më e mirë kundër virusit të dezinformimit” bllokohet ose pengohet seriozisht në 73 vende dhe kufizohet në 59 të tjera.

Raporti gjithashtu zbuloi se aktet e dhunës ndaj gazetarëve pothuajse u dyfishuan në BE dhe Ballkan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>