RTK-ja e shkarkuar paralajmëron padi ndaj Kuvendit të Kosovës

RTK-ja e shkarkuar paralajmëron padi ndaj Kuvendit të Kosovës

Disa orë pas shkarkimit nga Kuvendi i Kosovës, anëtarët e Bordit të Radio-Televizionit të Kosovës paralajmëruan padi ndaj institucionit ligjvënës pasditen e së enjtes.

Përmes një deklarate për shtyp, ata e cilësuan vendimin si të motivuar politikisht, në kundërshtim me ligjet dhe një ndërhyrje flagrante në funksionimin e transmetuesit publik.

“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave,” shkruhet në deklaratën e publikuar nga mediat lokale.

Njoftimi paralajmëron se anëtarët do të përdorin të gjitha rrugët ligjore për t’iu kundërvënë atij që e quajnë “vendim arbitrar”.

Ata gjithashtu kërkuan reagimin e shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit në lidhje me rastin.

“Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbirtrar të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës,” përfundon njoftimi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>