Ruçi: Gjykata Kushtetuese ngrihet brenda 1 janarit

Nga Exit News
Ruçi: Gjykata Kushtetuese ngrihet brenda 1 janarit

Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale brenda 1 janarit 2021.

“Brenda këtij sesioni, me hir ose me pahir, Gjykata Kushtetuese do të bëhet funksionale. Më 1 janar 2021 gjyqtarët e rinj kushtetues do të kenë filluar nga puna”, tha Gramoz Ruçi, në fjalimin e hapjes së sezonit të ri parlamentar.

Për më shumë se dy vite, Gjykata Kushtetuese është jofunksionale. Aktualisht gjykata ka vetëm 4 nga 9 antarë dhe nuk merr dot asnjë vendim.

Më gusht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi nga gara për Gjykatën Kushtetuese Shaqir Hasanaj dhe Regleta Panajoti.

Ai gjithashtu përshëndeti miratimin e marrëveshjes ndëmjet shumicës socialiste dhe opozitës jashtëparlamentare (PD dhe LSI) dhe ndryshimet kushtetuese:

“Produkt i bashkëpunimit me opozitën jashtëparlamentare ishte “përkthimi” i marrëveshjes së 5 qershorit në dispozita ligjore. Ndërsa parashikimi  në Kod i ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga opozita parlamentare dhe të votuara nga Kuvendi, garantoi legjitimitetin dhe kushtetueshmërinë e reformës zgjedhore”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>