
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka kërkuar kryetarëve të grupeve parlamentare të propozojnë përfaqësuesit e tyre në komisionin e posaҫëm parlamentar për ngritjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ).
Komisioni i posaçëm parlamentar për KQZ-në do të zgjedhë Kryekomisionerin, dhe anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it.
Sipas letrës së Ruçit, grupet parlamentare kanë afat deri në 09 shtator 2020, për dorëzimin e propozimeve pranë Kuvendit.