Ruçi uron Daçiçin për postin e ri në krye të kuvendit serb

Nga Exit News
Ruçi uron Daçiçin për postin e ri në krye të kuvendit serb

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar për detyrën e re serbin Ivica Daçiç, zgjedhur si kryetar i kuvendit serb dy ditë më parë.

Përmes një letre Ruçi, përveç urimeve, shprehu dhe besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të forcohen më tej:

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë po njohin zhvillime të reja, duke i shërbyer bashkëpunimit dypalësh e rajonal si edhe sinergjive për evropianizimin e rajonit.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar kohët e fundit po shënon rritje të ndjeshme në fusha si tregtia, turizmi, energjia, transporti etj.

Kam bindjen se bashkëpunimi midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Kombëtare të Serbisë do të vijë duke u zgjeruar e forcuar.”

Ruçi, po ashtu, ka ftuar Daçiçin dhe të marrë pjesë në Forumin e parë Ballkanik kundër Anti-Semitizmit, i cili do të organizohet virtualisht, në 28 tetor 2020.

Ivica Daçiç u zgjodh kryetari i ri i Parlamentit të Serbisë të enjten.

Udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, SPS, Ivica Daçiç ka qënë Kryeministër i Serbisë gjatë periudhës 2012-2014. Gjatë 2008 – 2012 ai mbajti pozicionin e Zëvendës Kryeministrit.

Ivica Daçiç ishte ish-zëdhënësi i Millosheviçit, megjithatë ai pretendon se ai e ka lënë pas të kaluarën e tij ultra-nacionaliste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>