Deputetja Rudina Hajdari njoftoi krijimin e një partie të re në muajt në vijim. Në një postim në faqen e saj në Instagram, Hajdari shkruan:
“Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“
Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Hajdari pohoi se listat do të happen 100 përqind, duke theksuar se beteja për hapjen e listave u fitua për shkak të mbështetjes së shqiptarëve.
“Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve.”