Rudina Hajdari njofton krijimin e një partie të re

Nga Exit News
Rudina Hajdari njofton krijimin e një partie të re

Deputetja Rudina Hajdari njoftoi krijimin e një partie të re në muajt në vijim. Në një postim në faqen e saj në Instagram, Hajdari shkruan:

Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Hajdari pohoi se listat do të happen 100 përqind, duke theksuar se beteja për hapjen e listave u fitua për shkak të mbështetjes së shqiptarëve.

Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>