Rumania do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ky lajm u bë i ditur nga kryeministrja Viorica Dăncilă gjatë një vizite në Uashington.
Duke folur në Komitetin e Marrëdhënieve me Amerikës dhe Izraelit, Zonja Dăncilă tha se qeveria rumune ka përfunduar “vlerësimin e mundësisë” për të lëvizur ambasadën nga Tel Avivi në jeruzalem dhe vendimi është marrë me darkordësi të plotë.
“Unë, si kryeministre e Rumanisë dhe qeveria që unë drejtoj, do të lëvizim ambasadën tonë në Jerusalem, kryeqyteti i shtetit të Izraelit”, tha ajo.
Njoftimi ka të ngjarë të shkaktojë reagim të ashpër në Europë pasi ai bien në kundërshtim me qëndrimin e BE-së se Jerusalemi Lindor është territor palestinez i pushtuar nga Izraeli.
Vendimi i qeverisë rumune vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Bukureshtit zyrtar dhe BE-së janë të tensionuara.
Rumania, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE, është përplasur me Brukselin mbi situatën e sundimit të ligjit në Rumani dhe drejtues kryesore të pasrtisë në pushtet PSD gjithënj e më tepër po tregohen euroskeptike.
Ndërkohë Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se me këtë vendim Rumania do të shkelë ligjet ndërkombëtare dhe do të prishë marrëdhëniet me vendet europiane.