Rrushaj akuzon qeverinë: Merr taksë dhe nuk ndërton ambjente sportive

Nga Exit News
Rrushaj akuzon qeverinë: Merr taksë dhe nuk ndërton ambjente sportive

Alfred Rushaj, drejtuesi i fushatës elektorale të PD-së akuzoi Kryeministrin Rama se nuk ka një plan pune për vendin. Në një takim me të rinjtë e njësisë administrative 8 në Tiranë, të enjten, Rrushaj u shpreh se Rama nuk bënë asgjë vetëm merret me planin e PD-së:

“Çfarë ka propozuar pala tjetër?! Deri tani vetëm është marrë me këto që kemi propozuar ne! Ata kanë në dispozicion një administratë, kanë ministri që teorikisht merret me rininë dhe i keni dëgjuar që të vetmin propozim që kanë është që merren me ne!”.

Gjithashtu, Rrushaj akuzoi qeverinë se ka marrë taksën për ambjente sportive dhe ndërkohë nuk ka ndërtuar asnjë:

“Kur ti e merr këtë taksë, pse mos të ndërtosh ambiente sportive, Pse mos të ndërtosh në çdo lagje ambiente sportive?!Shikoni Kosovën, shikoni Maqedoninë, shikoni Kroacinë! Çdo lagje ka disa ambiente sportive”.

Në Tiranë, pjesa më e madhe e parqeve dhe e ambjenteve sportive janë ndërtuar pallate ose janë kthyer në parkingje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>