Rusia dëbon diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia për pjesëmarrje në protesta

Nga Exit News
Rusia dëbon diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia për pjesëmarrje në protesta

Rusia ka dëbuar diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia pasi pretendon se kanë marrë pjesë në protestat për lirimin e Alexei Navalny.

Ministria e jashtme tha në një deklaratë se diplomatët e BE “morën pjesë në protesta të paligjshme” të mbajtura në mbështetje të kritikut të Putinit Alexei Navalny, raporton BBC.

Njoftimi erdhi të premten, disa orë pasi i dërguari për punët e jashtme të BE-së, Josep Borrell, u takua me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Borrell tha se i kishte kërkuar Lavrov-it lirimin e Navalny dhe hapjen e një hetimi mbi helmimin e tij.

Ai theksoi gjithashtu se gjatë vitit të fundit, marrëdhëniet me Rusinë janë karakterizuar nga “dallime thelbësore dhe mungesë besimi”.

Lavrov tha se varet nga Brukseli nëse dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por që BE po sillet gjithnjë e më shumë si Uashingtoni në këtë pikë.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme suedeze ka mohuar që diplomati i saj të merrte pjesë në ndonjë demonstratë.

Lideri i opozitës në Rusi Alexei Navalny u dënua të martën me 3 vite e 5 muaj burg pasi sipas gjykatës shkeli urdhrin për lirim me kusht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>