Prokurorët rusë kanë kërkuar gjobitjen me 13 mijë dollarë për opozitarin Aleksei Navalny, për akuzën e shpifjes ndaj një veterani të Luftës së Dytë Botërore, raporton Reuters.
Navalny akuzohet se u tallë me veteranin në një video, duke e quajtur “tradhtarë të korruptuar”. Shpifja sipas ligjit rus dënohet deri me dy vjet burgim.
Veteranët e Luftës së Dytë Botërore respektohen nga shumica e rusëve dhe kritikat ndaj tyre janë të papranueshme në shoqëri.
Navalny u dënua me tri vite burg për shkelje të dënimit me kusht, gjatë kohës që ka qënë duke u shëruar në Gjermani si pasojë e helmimit me agjent nervor.
Burgosja e Navalnyt ka nxitur protesta të mëdha në gjithë Rusinë.
Shumë shtete perëndimore kanë dënuar burgosjen dhe helmimin e tij, për të cilin janë fajësuar agjentët e sigurisë.