Rusia dëbon 10 diplomatë amerikanë

Nga Exit News
Rusia dëbon 10 diplomatë amerikanë

Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë dhe do të ndalojë hyrjen në vend për tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë në shenjë hakmarrje për sanksionet e vendosura nga administrata e Bidenit, të premten. Njoftimin e bëri ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov, të premten, raporton Reuters.

Këto masa jane përgjigje ndaj vendimit të SHBA-ve për të dëbuar 10 oficerë rusë të inteligjencës që vepronin nën mbulesën diplomatike, si pjesë e një pakete të gjerë sanksionesh për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2020.

Amerikanët janë ndaluar nga Rusia janë:

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland

Drejtori i Byrosë së Burgjeve Michael Carvajal

Sekretari i Sigurisë së Atdheut Alejandro Mayorkas

Shefja të politikës së brendshme të Shtëpisë së Bardhë Susan Rice

Drejtori i FBI-së Christopher Wray

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines

Ish këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare John Bolton

Ish-drejtori i CIA-s Robert James Woolsey Jr.

Përveç dëbimit të 10 rusëve të enjten, SHBA sanksionoi dhjetra zyrtarë dhe institucione ruse dhe vendosi kufizime të reja për blerjen e borxhit sovran rus.

“Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë të përshkallëzojnë konfliktin me Rusinë. Ne duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme,” tha Biden në një fjalim të enjten pasdite, duke paralajmëruar Rusinë të mos vazhdojë të ndërhyjë në zgjedhjet e SHBA-ve.

Biden ka propozuar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin këtë verë “për të gjetur një rrugë të qëndrueshme dhe të parashikueshme”, sipas një zyrtari të lartë të administratës. Por, është e paqartë nëse Putini do të pranojë.

Lavrov tha në një konferencë shtypi se Kremlini po konsideron vendosjen e sanksioneve për bizneset amerikane që veprojnë në Rusi, sipas Reuters.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>