Rusia dhe Franca thirrje për pushimin e luftës Armeni-Azerbaxhan

Nga Exit News
Rusia dhe Franca thirrje për pushimin e luftës Armeni-Azerbaxhan

Rusia dhe Franca bënë thirrje për armëpushim mes Azerbaxhanit dhe Armenisë, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Dy vendet po luftojnë në rajonin e Nagorno-Karabakh. Kjo është lufta më e përgjakshme në rajon që pas vitetve 1990.

Presidenti Putin dhe presidenti francez Macron kanë diskutuar mbi veprimet e mundshme të grupit të OSBE-së në Minsk, për dhënien fund të luftës mes dy vendeve.

Rusia u vetëpropozua për të organizuar një takim mes ministrit të jashtëm armen dhe atij azerbaxhan për të arritur në një armëpushim.

Prokurori i përgjithshëm i Azerbaxhanit u shpreh se ushtria armene ka vrarë shumë civilë në qytetin azer të Terter të enjten në mëngjes, dhe ka dëmtuar rëndë stacionin e trenit.

Zëdhënësja e ministrit armen të mbrojtjes tha se situata mbetet e tensionuar dhe ushtria azere po përpiqet të rigrupohet, por një gjë e tillë është ndaluar.

Armenia tha se dy gazetarët francezë që punojnë për Le Monde u plagosën rëndë gjatë bombardimeve azere në qytetin e Martuni.

Pamjet televizive të publikuara nga agjensia shtetërore e lajmeve turke Anadolu tregoi dy gazetarët duke vrapuar pas një muri pasi u njoftuan për bombardimet armene në zonën e Nagorno -Karabakh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>