
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos ndërhyjnë në një operacion të ushtrisë siriane dhe aleatëve të tyre rusë e iranianë, për të mposhtur luftërarët e ISIS në lindje të Sirisë.
Koloneli amerikan I Ushtrisë Ryan Dillon lajmëroi gazetarët përmes një video-bisede se koaliconi I udhëhequr nga SHBA kishte vendosur të mos hyjë në qytetin lindor Deir Ezzor, ku trupat siriane kohët e fundit thyen një rrethim të ISIS.
Pavarësisht se Rusia dhe SHBA-të bien dakord për mposhtjen e ISIS, strategjia e tyre në terren në Siri ndryshon: Rusia dhe Irani mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad dhe kërkojnë të përqëndrojnë të gjithë pushtetin në duart e tij, veçanërisht pas kryengritjeve të viti 2011, – skenar ky që nuk mbështetet nga SHBA.
Forcat kurde, megjithatë, kanë krijuar tashmë institucione vetë-qeverisëse përgjatë Sirisë veriore dhe dëshirojnë të mbajnë autonominë pasi ISIS dhe kryengritësit e tjerë të munden.