Rusia e Çekia do të kenë numër të njëjtë të diplomatëve

Nga Exit News
Rusia e Çekia do të kenë numër të njëjtë të diplomatëve

Rusia dhe Çekia do të kenë numër të barabartë të diplomatëve në ambasada, njoftoi ministri i jashtëm çek, Jakub Kulhanek.

Ai tha se ambasada ruse do të ketë 7 diplomat dhe 25 personel administrativ.

“Ambasadat e Republikës Çeke dhe Rusisë duhet të kenë nga shtatë diplomatë dhe 25 anëtarë të stafit administrativ dhe teknik”

Sqarimi i tij ka ardhur një ditë pasi ai ka thënë se Rusisë nuk do t’i mundësohet të ketë më shumë diplomatë në Pragë sesa ka çekë në ambasadën në Moskë.

Mospajtimet kanë nisur më 17 prill, kur Praga ka dëbuar 18 pjesëtarë të stafit rus, të cilët i ka identifikuar si spiunë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>