Rusia fillon tërheqjen e ushtrisë nga kufiri ukrahinas

Rusia fillon tërheqjen e ushtrisë nga kufiri ukrahinas

Rusia njoftoi të premten tërheqjen e pranisë ushtarake nga kufiri lindir i Ukrahinës, sipas një raporti të Reuters.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, që konfirmoi kthimin e afërt të njësive ushtarake nga Krimea e aneksuar në bazat e tyre të përhershme.

Njoftimi u shoqërua me pamje të batalioneve e mjeteve ushtarake të rënda në pistat ajrore dhe stacionet hekurudhore.

Grumbullimi të madh afër kufirit të Ukrainës shkaktoi tension mes Rusisë dhe aleatëve perëndimor.

Ukraina mirëpriti tërheqjen, por vuri në dukje se ajo nuk mjaftonte.

Nëse Rusia tërheq me të vërtetë nga kufiri me Ukrainën forcën e madhe ushtarake që ka vendosur atje, kjo tashmë do të lehtësojë tensionet,” deklaroi ministri i jashtëm, Dmytro Kuleba.

Por duhet të kujtojmë se ky hap nuk do t’i jepte fund as përshkallëzimit aktual, as konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë në përgjithësi,” shtoi ai.

Separatistët, e mbështetur nga Rusia, kanë luftuar qeverinë ukrainase në rajon, që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014.

Tërheqje, me gjasa, do të mirëpritet nga vendet perëndimore, të cilat javën e fundit bën përpjekje të përbashkëta për të presionuar Rusinë.

Moska dhe Uashingtoni janë në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh.

Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Moskës dhe dëboi diplomat rus javën e kaluar, duke akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Më herët, presidenti Biden e quajti Vladimir Putin një vrasës, që bëri që Rusia të tërhiqte mbrapsht ambasadorin e saj në SHBA.

Biden në vijim propozoi një samit mes tij  dhe presidentit rus,por Kremlini ende nuk është përgjugjur.

Të premten, Kremlini pohoi se tërheqja e trupave nuk kishte  lidhje me Uashingtonin apo një samit të mundshëm Biden-Putin.

Përkundrazi, Rusia fajësoi Shtetet e Bashkuara për gjendjen e marrëdhënieve, pasi Moska donte të ringjallte raportet mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>