Rusia hap zyrë të ministrisë së mbrojtjes në Serbi

Nga Exit News
Rusia hap zyrë të ministrisë së mbrojtjes në Serbi

Rusia ka autorizuar ministrinë e saj të mbrojtjes për të hapur një zyrë në Serbi, sipas një dokumenti qeveritar, të raportuar nga Reuters.

Serbia muajin e kaluar pezulloi stërvitjet ushtarake me trupat e huaj për gjashtë muaj, duke cituar presionin nga BE për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Urdhri i qeverisë ruse, i datës 15 tetor, dhe i nënshkruar nga Kryeministri Mikhail Mishustin, shkruan se kreu i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve ushtarake dhe teknike mbi bashkëpunimin ruso-serb.

Marrëveshja, e nënshkruar nga të dyja palët, i jep zyrtarit rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse, me kusht të një njoftimi paraprak dhe pëlqimi.

Në një deklaratë të shkurtër më vonë të martën, ministria e mbrojtjes e Serbisë tha se “një procedurë ligjore që i paraprin përfundimit të marrëveshjes” tashmë ishte nisur.

Serbia, ushtria e së cilës përdor kryesisht teknologjinë e armëve ruse, ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29, si dhe helikopterë Mi-35, tanke T-72 dhe transportues të blinduar nga Rusia në vitet e fundit.

Më 10 tetor, ushtria e Serbisë zhvilloi një stërvitje të madhe stërvitore, duke treguar përdorimin armëve të prodhuara nga Rusia, përfshirë sistemin anti-ajror Pantsir. Ai gjithashtu shfaqi dronë luftarakë të blerë kohët e fundit nga Kina.

Serbia ndodhet midis ambicies së saj për t’u bashkuar me BE dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë dhe Kinën, të cilat mbështesin refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Rusia, ndërkohë, po përpiqet të mbajë Serbinë brenda sferës së saj të ndikimit gjeopolitik.Hapja e një zyre të ministrisë së mbrojtjes është një sinjal i qëllimit të Moskës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>