Rusia i jep Lukashenkos 500 milion $ hua

Rusia i jep Lukashenkos 500 milion $ hua

Pas takimit të planifikuar mes presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit bjellorus, Aleksandër Lukashenko u njoftua se Rusia do t’i jap këtij të fundit një tjetër hua prej 500 milion dollarësh.

Në ditën e dytë të bisedimeve mes dy udhëheqësve, mes të tjerash u zhvillua edhe një turne me jahte, në qytetin jugor rus të Soçit.

Vitin e kaluar Rusia dha një hua 1.5 miliard dollarësh për aleatin e saj. Kësti i parë prej 500 milion dollarësh u lëshua në tetor dhe ai i radhës ishte planifikuar para qershorit 2021 .

Bjellorusia ndodhet në një moment të vështirë, pas raundit të ri të sanksioneve nga vendimet perëndimore në lidhje me devijimin e një avioni të linjës Ryanair në Minsk, me urdhër të Lukashenkos,  me qëllim arrestimin e gazetarit disident në bord, Roman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapiga.

Blloku thirri të hënën ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.

Në të njëjtën ditë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të hënën pasdite se BE-ja do të ngrinte një investim të rëndësishëm prej tre miliardë eurosh me Bjellorusinë. Be-ja po ashtu po përgatitet të godasë me sanksione shtesë sektorët kryesor të ekonomisë bjelloruse.

Të premten, Kombet e Bashkuara i kërkuan Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil të hetojë rrëmbimin e avionit RyanAir nga Bjellorusia.

Të shtunën edhe SHBA-të njoftuan rikthimin e sanksioneve ndaj Bjellorusisë më 3 qershor, si ndëshkim për rrëmbimin e avionit.

Tema e devijimit të fluturimit Ryanair u ngrit të shtunën nga Putin, i cili u interesua për fatin e të dashurës ruse të Pratasevich.

Presidenti Lukashenko informoi kolegun e tij rus në detaje për atë që ndodhi me fluturimin Ryanair,” citon agjensia e lajmeve TASS zëdhënësin e Kremlinit, Dmitri Peskov.

Me iniciativën e presidentit rus u ngrit tema e qytetarit rus, i cili u ndalua …. Natyrisht, ne nuk jemi indiferentë ndaj fatit të saj,” u citua Peskov të thoshte.

Por, ai njëkohësisht shtoi se Kremlini do të merrte parasysh edhe faktin që Sapega gjithashtu ka një leje qëndrimi Bjelloruse.

Ndërkohë, qindra njerëz në Poloni dhe Lituani protestuan të shtunën për të treguar mbështetje për opozitën në Bjellorusi.

Prostesta u zhvilluan edhe në disa vende të tjera të Europës si Ukrainë, Irlandë, Holandë si dhe në SHBA dhe Australi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>