Rusia e quan plotësisht të pabazë shqetësimin ndërkombëtar të ngrituar për sigurinë që ofron vaksina e krijuar kundër virusit Covid-19.
Njoftimin se kishte gati një vaksinë kundër koronavirusit Rusia e bëri vetëm pas më pak se dy muajsh testime tek njerëzit.
Ekspertët ngritën shqetësime që lidhen me kohën e shkurtër në të cilën u bë puna për krijimin e kësaj vaksine, dhe lista e vendeve që shprehen skeptike është rritur në vazhdimësi.
Shkencëtarët në Gjermani, Francë, Spanjë dhe SHBA kanë nxitur të tregohet kujdes me këtë vaksinë.
Kjo për ministrin e shëndetësisë ruse, Mikhail Murashko, është një shprehje e ndjenjës së konkurencës dhe avantazheve të Rusisë, ndaj ata shprehin opinione që janë plotësisht të pabaza, sipas tij.