Rusia kërcënon Britaninë dhe SHBA-të për lundrimin në ujrat e Krimesë

Rusia kërcënon Britaninë dhe SHBA-të për lundrimin në ujrat e Krimesë

Rusia paralajmëroi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara të premten të mos ” tundojnë fatin” duke dërguar anije në ujrat e Krimesë, të cilat ajo i konsideron ujra të  saj territoria qysh prej aneksimit të vitit 2014.

Por, ndërkohë, ndërkombëtarisht Krimeja njihet si pjesë e Ukrahinës.

“Ne i bëjmë thirrje Pentagonit dhe flotës britanike, të cilat po dërgojnë anijet e tyre luftarake në Detin e Zi, të mos tundojnë fatin kot,” citohet nga Reuters gjeneralmajori Igor Konashenkov, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Ai shtoi se Rusia se do të mbrojë kufijtë e saj me të gjitha mjetet e mundshme, përfshirë edhe forcën ushtarake.

Rusia lëshoi të mërkurën raketa e bomba paralajmëruese ndaj një anije britanike HMS Defender të Marinës Mbretërore, pasi e pikasi në ujërat e Detit të Zi në brigjet e Krimesë.

Britania hodhi poshtë verisonin rus  për incidentin, duke deklaruar se të shtënat ishin një stërvitje e forcave ruse, për të cilën ata edhe kishin paralajmëruar anijen britanike më herët.

Në deklaratë u konfirmua se anija kishte lundruar në ato që i cilësoi si ujëra territoriale të Ukrainës.

Moska lëshoi një paralajmërim të parë ndaj Britanisë të enjten, duke theksuar se herën tjetër nuk do të kishte sinjalizim për tërheqje, por do të bombardonte anijet detare britanike që shkelnin në Detin e Zi.

Në Moskë, Rusia thirri ambasadoren britanike për një vërejtje mbi atë që tha se ishte veprim “i rrezikshëm” i Britanisë në Detin e Zi ndërsa zëdhënësja e ministrisë së jashtme, Maria Zakharova akuzoi Londrën për “gënjeshtra të pastra”.

Zëvendës Ministri i Jashtëm Sergei Ryabkov tha veçmas se Uashingtoni dhe Londra po mbillnin grindje duke mos pranuar se Krimea ishte pjesë e Rusisë.

Ky është vetëm incidenti i radhës në një vit të tensionuar mes Rusisë dhe Perëndimit, gjë që shtyu shtetet anëtare të BE-së në Samitin e Brukselit të enjten të refuzojnë një plan gjermano-francez për një takim me presidentin rus Putin, ngjashëm me atë që zhvilloi presidenti amerikan Biden në Gjenevë në 16 qershor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>