Rusia kërcënon Cekinë me hakmarrje mbi akuzat për shpërthimin e depos së municioneve

Nga Exit News
Rusia kërcënon Cekinë me hakmarrje mbi akuzat për shpërthimin e depos së municioneve

Rusia i quajti akuzat çeke se shërbimet spiune ruse ishin pas një shpërthimi në një depo municionesh ishin të pabazuara dhe absurde, raporton Reuters.

Ajo deklaroi të dielën se do të hakmerret për dëbimin e 18 punonjësve të ambasadës ruse në Pragë.

Republika Çeke tha se kishte informuar aleatët e NATO-s dhe BE në lidhje me dyshimin e përfshirjes ruse në shpërthim.

Cështja do të adresohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE të hënën.

Dëbimet dhe akuzat nga Çekia kanë shkaktuar mosmarrëveshjen e saj më të madhe me Rusinë që nga fundi i 1989 i sundimit komunist, kur Praga ishte nën dominimin e Moskës për dekada.

Incidenti vjen në momentin që marrëdhëniet ruso-perëndimore janë më të tensionuarat qysh prej Luftës së Ftohtë, pas rritjes së pranisë ushtarake ruse në Ukrahinën lindore.

Republika Çeke dëboi stafin e ambasadës ruse të shtunën pasi deklaroi se hetimet kishin gjetur lidhje midis inteligjencës ruse dhe shpërthimit të një magazine municioni rreth 300 km (210 milje) në lindje të Pragës.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do të hakmerrej dhe se mbrapa akuzave kishin dorë amerikanët.

Ne do të marrim masa hakmarrëse që do të detyrojnë autorët e këtij provokimi të kuptojnë plotësisht përgjegjësinë e tyre për shkatërrimin e themelit të lidhjeve normale midis vendeve tona,” tha një deklaratë e ministrisë.

Kjo lëvizje armiqësore ishte vazhdimi i një serie veprimesh anti-ruse të ndërmarra nga Republika Çeke në vitet e fundit. Është e vështirë të mos shohësh gjurmët amerikane (këtu),” tha ajo, duke akuzuar Pragën për “përpjekjen për të kënaqur Shtetet e Bashkuara kundër sfondit  sanksioneve të fundit të Sh.B.A-ve kundër Rusisë “.

Policia çeke deklaroi se po kërkonte dy burra që udhëtuan në Republikën Çeke ditë para shpërthimit nën emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Këto emra ishin pseudonimet e përdorura nga dy oficerët e inteligjencës ushtarake ruse GRU të kërkuar nga Britania për helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij me agjentin nervor Novichok në  Salisbury në 2018.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>