Rusia do të kundërshtojë anëtarësimin e Bosnje-Hercegovinës në NATO, sipas ambasadës ruse në Bosnje, raporton Reuters.
Bosnje-Hercegovina ka kohë deklaruar anëtaresimin në NATO dhe Bashkimin Evropian si qëllime strategjike. Por serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA-të.
Bosnja dhe Serbia janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s, pas anëtarësimit tē Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar.
Të enjten, ambasadori i ri rus në Bosnje, Igor Kalabuhov u takua me Zeljko Komsic, anëtarin kroat të presidencës boshnjake që mbron integrimin e Bosnjës në NATO.
Dy anëtarët e presidencës, kroati Komsiç dhe boshnjaku Sefik Dzaferoviç nuk pranuan të takojnë Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov në dhjetor, duke thënë se ai nuk ka respektuar shtetin e tyre në takimin me anëtarin serb të presidencës, Dodik jashtë Sarajevës, pa flamurin kombëtar.