Rusia lëshon 527 mijë pasaporta për separatistët në Ukrahinë

Nga Exit News
Rusia lëshon 527 mijë pasaporta për separatistët në Ukrahinë

Rreth 527,000 pasaporta ruse u lëshuan dy ditët e fundit me proçedurë të përshpejtuar nga Rusia për banorët në lindje të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia luftojnë kundër Kievit.

Njoftimin e bëri Ministri e Jashtme ruse për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Më herët, Rusia ka lëshuar 650,000 pasaporta të reja në rajon, pasi presidenti rus Vladimir Putin vendosi më 2019 të thjeshtëzojë procesin e dhënies së shtetësisë për banorët në këto zona.

Politika e Moskës për dhënie të shtetësisë në Ukrainë është kritikuar ndërkombëtarisht, pasi shihet si tentativë për të destabilizuar vendin.

Ukraina ka dënuar natyralizimin e qytetarëve ukrainas, duke e konsideruar këtë vendim si pjesë të luftës hibride të Moskës dhe si shkelje të sovranitetit të saj.

Rusia ka ofruar mbështetje ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa pjesë të rajoneve Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës.

Ndërkohë, Moska vazhdon të pretendojë se nuk është e përfshirë në çështjet e brendshme të Ukrainës.

Dhënia masive e pashaportave vjen pas shtensionimit të situatës në Ukrahinën Lindore javën e shkuar, me tërheqjen e ushtrisë ruse nga rajoni.

Muajin e kaluar Rusia shtoi praninë e saj ushtarake të Krime, duke tërhequr kriticizmin e vendeve perëndimore.

Marrëdhëniet Rusi-Perëndim janë në nivelet më të ulëta pas Luftës së Ftohtë, pasi e para akuzohet për luftë kibernetike, spiunazh si dhe për burgosjen e padrejtë të opozitarit Alekxei Navalny.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>