
Rusia lëshoi të mërkurën disa raketa ndaj një anije britanike të Marinës Mbretërore, pasi ajo hyri në ujërat territoriale ruse në Detin e Zi.
Agjensia ruse Interfax citoi ministrinë ruse të Mbrojtjes, e cila bëri me dije se në mungesë të reagimit një avion jet lëshoi bomba paralajmëruese në rrugën e distrojerit britanik, pasi ai devijoi deri në 3 kilometra brenda ujrave ruse.
“Shkatërruesi ishte paralajmëruar që armët do të përdoreshin nëse shkelej kufiri i Federatës Ruse. Ai nuk reagoi ndaj paralajmërimit,” tha Mimistria e Mbrojtjes ruse.
Distrojeri britanik u largua vetëm pas 4 të shtënave paralajmëruese.
Ndërkohë, ende nuk ka një deklaratë nga pala britanike.
Incidenti ndodhi në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, në Kepi Fiolent, një pikë referimi në bregdetin e Krimesë.
Rusia, e cila e aneksoi Krimenë në 2014, e cilëson atë pjesëtë sajën.