Rusia i sheh Shtetet e Bashkuara si “kundërshtarin” e tyre, tha Zv. Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov të martën.
“Shtetet e Bashkuara janë kundërshtari ynë dhe bëjnë gjithçka që munden për të minuar pozicionin e Rusisë në skenën botërore“, u shpreh ai, sipas agjensisë ruse Interfax.
“Ne nuk shohim ndonjë element tjetër në qasjen e tyre. Këto janë konkluzionet tona, ” shtoi Ryabkov.
Deklarata vjen pas tensioneve të shtuara me Uashingtonin dhe NATO-n për konfliktin në Ukrainën lindore, ku Rusia ka shtuar prezencën ushtarake.
Fjalët e Ryabkov janë një zhvendosje nga referenca e zakonshëm e Rusisë për Sh.B.A si vend “partner“.
Ato pasojnë paralajmërimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken se Moska do të përballet me “pasoja” për sjelljen agresive në Ukrainën lindore.
“Ne nuk besojmë se terminologjia: çmimi, shpagimi, etj. Ne thjesht mbrojmë interesat tona dhe interesat e qytetarëve tanë, popullatës ruse-efolëse, ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë ata,” tha Ryabkov për gazetarët.
Po ashtu ai paralajmëroi luftanijet ametikane të qëndrojnë larg Krimesë “për të mirën e tyre“, duke e quajtur vendosjen e tyre në Detin e Zi një provokim të nervave ruse.
Pas përshkallëzimi të përplasjeve në Ukrainën lindore, dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë në Detin e Zi këtë javë.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg, në një konferencë me ministrin e Jashtëm unkrahinas, i kërkoi Rusisë t’i japë fund pranisë ushtarake përreth Ukrainës, të ndalë provokimet dhe të shtensionojë situatën.