Rusia ka miratuar vaksinën e tretë kundër koronavirusit, njoftoi kryeministri rus, Mikhail Mishustin.
Vaksina CoviVac është krijuar nga Qendra Chumakov në Moskë. Vaksina CoviVac duhet të merret në dy doza, mes 14 ditë në mes. Ajo transportohet dhe ruhet në temperaturë të frigoriferit, mes dy dhe tetë gradësh Celsius.
Rusia ka miratuar dhe dy vaksina të tjera, përfshirë dhe Sputnik V. Vaksinimi i popullsisë ka nisur në dhjetor. Vaksina Sputnik V është 91.4 për qind efikase.
Më shumë se 2 milionë rusë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Sputnik V.
Prodhimi i vaksinës së dytë, të zhvilluar nga Instituti Vector në Novosibirsk, do të fillojë së shpejti.