Rusia nuk lejon që Austrian Airlines të shmangë hapsirën ajrore bjelloruse

Rusia nuk lejon që Austrian Airlines të shmangë hapsirën ajrore bjelloruse

Rusia nuk ka miratuar kërkesën e Austrian Airline që të zhvillojë fluturimin Vienë-Moskë, duke shmangur fluturimin mbi hapsirën ajrore bjelloruse.

Lajmi u bë i ditur nga një përfaqësues i Austrian Airlines për agjensinë ruse TASS.

Austrian Airlines ka pezulluar fluturimet mbi hapësirën ajrore bjelloruse deri në një njoftim tjetër, bazuar në rekomandimin nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE (EASA),” tha përfaqësuesi i Austrian Airlines.

Për shkak të mosmiratimit të itinearit të ri nga autoritetet ruse, fluturimi i datës 27 maj u anullua.

Vendimi erdhi pasi vendet e Bllokut vendosën që kompanitë evropiane do të shmangnin hapsirën ajrore bjelloruse, në tentativë për ta privuar nga tarifat e majme të fluturimit që shkojnë deri në 70 mijë € në ditë.

Sanksionet u vendosën pasi presidenti bjellorus Llukashenko urdhëroi devijimin e një avioni Ryanair në Minsk, me qëllim arrestimin e gazetarit disident në bord, Roman Pratasevich.

Ndërkohë, siç e kemi shpjeguar, BE ende nuk ka vendosur nëse do të ndërpresë fluturimet e kompanisë Belavia në hapsirën e saj.

Blloku thirri të hënën ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>