
Rusia ka vendosur vaksinimin e të huajve që vizitojnë vendin kundrejt një pagese, u shpreh Presidenti Vladimir Putin në forumin për ekonominë të premten, sipas Reuters.
Vaksina ruse Sputnik V u miratua nga 66 shtete dhe po shqyrtohet si nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ashtu edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), për përdorim në Bashkimin Evropian.
Ritmi i vaksinimit në Rusi ka qenë më i ngadaltë se në shumë vende të zhvilluara. Ministri rus i shëndetësisë tha javën e kaluar se rreth 17 milion nga 144 milion rusë kishin marrë të paktën një dozë.