Rusia paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së

Rusia paralajmëron kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të SHBA-së

Moska po planifikon t’iu kundërpërgjigjet sanksioneve të reja të Uashingtonit ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e liderit opozitar, Aleksei Navalny.

Duke marr parasysh se si (SHBA-ja) po sillet tani dhe se si kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se edhe ne po ashtu do t’i befasojmë së shpejti. Po punojmë për këtë ”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars.

Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helimit të Navalnyt.

Radio Europa e Lirë raporton se Uashingtoni vendosi gjithashtu kufizime eksporti mbi14 kompani të përfshira në prodhimin eprodukteve biologjike dhe kimike, duke përfshirë nëntë njësi tregtare në Rusi.

Më parë këtë javë, disa raporte të mediave ndërkombëtare dhe ruse thanë se Shtetet e Bashkuara mund të vendosnin sanksione shtesë kundër biznesmenëve rusë dhe borxhit të jashtëm të vendit në lidhje me posedimin e armëve kimike nga Rusia.

Duke komentuar mbi këto raporte, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti sanksionet e reja të mundshme “të çmendura“.

“Askush nuk ka vendosur ende sanksione ndaj biznesmenëve rusë. Dhe ne, natyrisht, shpresojmë që, le të themi, thirrje të tilla të çmendura do të qëndrojnë në faqet e medias dhe nuk do të gjejnë, të themi, një terren pjellor në institucionin zyrtar të SHBA,” tha Peskov.

Helmimi i Navalnyt ndodhi në muajin gusht të vitit të kaluar.

Navalny u arrestua në janar në Moskë, pasi u kthye nga Gjermania, ku u trajtua për helmimin me agjentin nervor Noviçok. Ai fajëson presidentin Putin për helmimin ndaj tij.

Edhe Bashkimi Evropian ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë rusë për helmimin ndaj Putinit, por edhe për burgosjen e tij.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>