Ndërkohë që vendet evropiane po përjetojnë një ulje drastike të rasteve me koronavirus, e kundërta po ndodh në Rusi.
Agjensia e lajmeve TASS njoftoi se brenda javës rastet janë dyfishuar dhe vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 14 700 raste të reja.
Ky është një rekord i ri që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërkohë që përqindja e vdekshmërisë ngelet pothuajse konstante me 2.43% të rasteve.
Numri i infeksioneve është i lartë sidomos në kryeqytetin Moskë, që raportoi numrin më të lartë të infektimeve qysh prek Krishtlindjes.
Kryebashkiaku u bëri thirrje banorëve të shtunën të shmangin shkuarjen në punë këtë javë, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.