Rusia shpall ‘non grata’ një diplomate shqiptare

Nga Exit News
Rusia shpall ‘non grata’ një diplomate shqiptare

Rusia shpalli të hënën si person të padëshirueshëm sekretaren e parë të ambasadës shqiptare në Moskë.

Përmes një njoftimi për mediat, Jonida Drogu duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orëve.

“Ky hap u mor nga pala ruse në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi nën një pretekst plotësisht të sajuar të sekretarit të parë të Ambasadës Ruse në Tiranë.”, shkruhet në njoftim.

Në 21 janar, qeveria shpalli si person të padëshirueshëm, një diplomat rus në Tiranë për shkelje të përsëritur të masave kundër COVID-19.

Personi në fjalë i kishte shkelur në mënyrë të vazhdueshme rregullat prej prillit të vitit 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>