Nënkryeministrja, Tatiana Golikovausia njoftoi të premten se ka vaksinuar më shumë se 8 milion qytetarë deri më tani ndaj Covid-19, raportoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Ndër ta, vetëm 3 milion e kanë përfunduar procesin me të dy dozat.
Popullsia e Rusisë është 144 milion banor, por Reuters vërejti se ka patur një rritje të të vaksinuarëve me rreth 3 milion në gjashtë javët e fundit.
Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit në Federatën Ruse, janë regjistruar 4 milion e 684 mijë e 148 raste të infeksionit të koronavirusit, 104 795 vdekje dhe 4 milion 310 mijë e 557 janë shëruar
Ndërkohë, vërehet një rritje të rastëve ditore, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 8995 raste të reja.