Partia e kryeministrit të Holandës, Mark Rutte fitoi zgjedhjet parlamentare sipas rezultateteve të fundit, raporton REL. Rutte mandatin për të formuar qeverinë e re të koalicionit, të udhëhequr nga partia e tij liberale e qendrës së djathtë VVD.
Rutte pritet të marrë mandatin e katërt si kryeministër.
Qeveria e tij e fundit dha dorëheqje në janar, për shkak të një skandali të mashtrimit me fondet e mirëqenies së fëmijëve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e 17 marsit ishte e lartë: 82.6 për qind.
Zgjedhjet janë parë edhe si referendum mbi masat e qeverisë holandeze ndaj pandemisë COVID-19.
Më shumë se 16,000 njerëz kanë vdekur nga sëmundja në Holandë, ndërsa protestat kundër masave të bllokimit janë kthyer shpesh në dhunë.
Për të frenuar normën e lartë të infeksionit, Holanda ka në fuqi orën policore gjatë natës dhe ndalimin e tubimeve publike gjatë ditës.