Bllokimi i Kanalit të Suezit ka shkaktuar rreth 15 milionë dollarë humbje në ditë, sipas Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), njoftoi BBC.
Anija e bllokuar, Ever Given transportonte rreth 9.6 miliardë dollarë vlerë mallra çdo ditë. Kjo barazohet me 400 milion dollarë dhe 3.3 milion ton ngarkesë në orë, ose 6.7 milion dollarë në minutë.
Sipas kompanisë së sigurimit Allianz bllokimi mund t’i kushtojë tregtisë globale midis 6 miliardë dollarë deri në 10 miliardë dollarë në javë humbje.
Autoritetit të Kanalit të Suezit njoftoi se rreth 12 % e tregtisë botërore, rreth një milionë fuçi nafte dhe afërsisht 8% e gazit të lëngshëm natyror kalojnë nëpër kanal çdo ditë.
Kanali i Suezit u bllokua të martën si pasojë e ngecjes së një prej anijeve më të mëdha në botë të mallrave. Anija ‘Ever Given’ është e gjatë 400 metra dhe peshon 200 mijë tonë, me një kapacitet maksimal prej 20 mijë kontenierësh.
Aktualisht ajo ka në bord 18, 300 kontenierë. Anija është në pronësi të kompanisë tajlandeze Evergreen Marine.
Drejtuesit e kanalit të Suezit kanë nisur një hetim për të gjetur arsyet teknike për krijimin e situatës.
Të dielën si shkak i bllokimit të kanalit, 369 anije janë në pritje të kalojnë përmes kanalit. Ndërkohë 145, 200 postime janë bërë në Twitter me hashtagun #SuezBlocked.