Saimir Tahiri jep dorëheqjen

Saimir Tahiri jep dorëheqjen

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha sot dorëheqjen nga detyra e tij.

Kryeministri Rama me dorëheqjen e Ministrit Tahiri ka vrarë tre zogj me një gur:

  • Kryeministri kënaqi komunitetin ndërkombëtar, i cili ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm për rritjen e krimit të organizuar, trafikun e drogës dhe korrupsionin. Me ikjen e Zotit Tahiri, ai tregoi se i merr seriozisht shqetësimet e ndërkombëtarëve;
  • Ai forcoi koalicionin me drejtuesin e LSI Ilir Meta. Kryetari i Kuvendit dhe ministrat e LSI-së në qeveri kanë sulmuar hapur ministrin Tahiri. Dorëheqja e tij sheshon disa nga pakënaqësitë e koalicionit qeverisës;
  • Ai e pasoi topin në fushën e opozitës. Tani opozita duhet të ulë tonet e bisedimit duke i dhënë fund bojkotit të Kuvendit dhe të votojë institucionet e vetingut, bojkotin e zgjedhjeve ose (gjë e cila duket e pamundur) të dyja bashkë.

Gjithashtu, Partia Demokratike ka kërkuar disa herë largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm. PD e ka akuzuar ministrin Tahiri si të lidhur ngushtë me bandat kriminale e me trafikantët e drogës, mes të cilëve Emiljano Shullazin, Klemend Balilin e vëllezërit Habilaj.

Para disa ditësh nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë, Zoti Basha u shpreh i vendosur se nuk do të pranojë dorëheqjen e Ministrit Tahiri si zgjidhje për hyrjen në zgjedhje.

“Ne nuk jemi këtu të pranojmë koka turku. Mbaje Saimir Tahirin. Zgjidhja është largimi yt dhe i qeverisë tënde. Zgjidhu nga karrigia ku të ka lidhur krimi dhe hapi rrugë qeverisë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme”, — u shpreh Zoti Basha.

Flitet se Kryeministri Rama do të emërojë Ministër të Brendshëm Zëvendkryeministrin Niko Peleshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>