Saimir Tahiri: Prokuroria e Katanias nuk ka asnjë hetim për mua

Saimir Tahiri: Prokuroria e Katanias nuk ka asnjë hetim për mua

Ish-ministri Tahiri, një ditë përapa votimit në Kuvend për arrestimin e tij, deklaroi edhe njëherë se akuzat e prokurorisë ndaj tij, për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge me vëllezërit Habilaj, nuk janë të vërteta.

Zoti Tahiri akuzoi Prokurorinë se po urdhërohet nga politika, më saktë nga partitë opozitare PD e LSI. Po ashtu, Zoti Tahiri tha se zotëron një dokument nga prokuroria e Katanias ku rezulton se kjo prokurori nuk ka pasur asnjë herë hetim për shtetasin Saimir Tahiri.

Në një konferencë për shtyp, Zoti Tahiri deklaroi:

“Po hedhin baltë mbi mua por do e përballoj. Të drejtën dua ta gjej vetë pa ndihmë dhe pa mbështetje.

Po bëhet paralelisht gjyqi juridik nga njëra anë me kërkesë të prokurorisë që do arrestimin tim dhe gjyqi politik ku politikanët, deputet gazetarë kanë marrë nga një pushkë e hedhin baltë mbi mua.

Nëse politikës i ka ardhur rasti që llumin e 25 viteve ta hedhë mbi mua, nga ata që s’kanë kursyer as vrasjet e as vjedhjet, u them rrini pa merak se do e përballoj edhe këtë.

Si një qytetar, pa asnjë lloj pushteti, kërkova nga prokuroria e Katanias dhe sot kam në dorë dokumentin ku shkruhet se prokuroria e Katania nuk rezulton sot dhe më herët të ketë pasur procedim penal për shtetasin Saimir Tahiri.

Në katë vite [prokuroria e Katanias] nuk kanë gjetur asnjë provë apo motiv për të nisur një hetim. Si ka mundësi që prokuroria [e Krimeve të Rënda] brenda 48 orëve kërkoi dhe kërkon ende arrestimin tim?

Në përgjime [të dosjes Habilaj] flitet për një Saimir që ka kompani me kamionë. Unë nuk mund të isha njëherësh edhe bosi edhe hamalli i bandës.

Ku është parë kjo që prokuroria nga çfarë dëgjon në media kërkon arrestimin tim apo thotë shko në burg sa të gjejmë ne prova?!

Çdo bandë kriminale, qoftë dhe kjo që është arrestuar sot, ngjan amatore me bandën që ka gatuar këtë histori e që është në politikë.

Jam i gatshëm të përballem me çdo pasojë. Dua vetëm të vërtetën.

Nëse ka ndonjë deputet nga PS që mendon se duhet të shkojë në burg, le të votojë dhe unë do të përballem dhe me këtë.

Asgjë në pasurinë time nuk kushton aq sa prentendon Sali Berisha.”

Pas konferencës të ish-ministrit Tahiri, ka reaguar deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, pjesë dhe e Komisionit parlamentar të Imunitetit.

Zoti Alibeaj sqaroi se dokumenti i Prokurorisë së Katanias, që Zoti Tahiri publikoi sot, nuk ka asnjë vlerë pasi:

“Prokuroria e Katanias, nuk mund dhe nuk e ka për detyrë të procedojë Ministrin në Tiranë, që mbështet, lehtëson dhe i hap rrugën bandës në trafikun e drogës. Kjo është detyrë e prokurorisë shqiptare.”

Deputeti Alibeaj i kërkoi Kryeministri Rama dhe ish-ministrit Tahiri të mos pengojë

Punën e Prokurorisë për të zbardhur deri në fund çështjen Habilaj-Tahiri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>