Salianji, largohem nga politika nëse ka patur dhunë në Maliq

Nga Exit News
Salianji, largohem nga politika nëse ka patur dhunë në Maliq

Përfaqësuesi i PD-së Ervin Salianji u zotua se do të largohet nga politika nëse ka patur dhunë, të premten, e zgjedhjve të demokratëve në Maliq.

“Nëse ka pasur dhunë në Maliq unë iki nga kjo punë dhe nuk ndal më në jetën publike dhe jo më në politike, nëse vërtetojnë një gjë të vetme, por spekulojnë për të bërë pis një proces”, u shpreh Salianji për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Ai u akuzua në rrjetet sociale për manipulim të votave të anëtarësisë së PD-së, në Maliq për të shmangur eleminimin e tij.

Sipas Salianjit, vota kundra e zgjedhur nga PD për eleminimin e kandidatëve për kandidatë deputetë, ishte “këshillë e partnerëve britanikë dhe gjermanë nga është marrë modeli që vota skualifikuese është modeli më i mirë që të konfirmohet lista e anëtarësisë dhe të mos krijohet përçarje mes njerëzve të një partie politike.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>